Advertisement
  1. Design & Illustration
  2. Photo Manipulation
Design

Si të krijoni një Fotografi të Vjetruar-Vintage të Portretit  Manipulime në Adobe Photoshop

by
Difficulty:IntermediateLength:LongLanguages:

Albanian (Shqip) translation by Bekim Axhami (you can also view the original English article)

Final product image
What You'll Be Creating

Inspirimet më të mëdhaja mund të na vijnë duke mësuar nga e kaluara.

Në këtë tutorial, do ju tregoj se si të krijoni një fotografi të vjetruar realistike të portretit në stilin e vjetër Viktorian. Do ta fabrikojm gjithë skenën nga fillimi duke përdorur disa foto të huazuara, që ta arrijm efektin e thellësis sikur në një botë të vjetër.

Inspirohu! Gjej edhe më shume asete vintage për manipulimet e juaja në Envato Market.

Asetet e Tutorialit

Asetet e numëruara më poshtë janë përdorur për krijimin e këtij tutoriali:

Në kërkim të inspirimit

Mund të gjeni shumë inspirim në fotografit e vjetra vintage. Nga stili deri te ndriçimi dhe organizimi gjeneral, artistët gjithmon kanë bërë maksimumin me resurse të limituara.

Pra sot, do ju tregoj si të krijoni një fotografi realistike duke përdorur vetëm disa fotografi të huazuara. Të shohim dallimin, para dhe pastaj.

Before and After Photo Manipulation

E vëreni dallimin?

Që të i fitojm këto rezultate duhet të studijojm portretet autentike vintage. Inspirohu në Google, Tumbl dhe Pinterest duke i shënuar fjalët kyqe si "Vintage Victorian Portraits"

Ja disa detaje që duhet mbajtur mend:

  • Portretet Viktoriane zakonisht pak të ndriçueshme, më vetëm një burim të dritës.
  • Mënyra e vjetër e zhvillimit të fotografive sjell deri te zona shumë më ndriçim nga ekspozimi i lartë në fotorografim.
  • Ky stil përfshin elaborimin e stofit Viktorian/Edvardian që zakonisht tregonte për klasën ose profesionin e atij personi.
  • Modelet rrall herë kanë buzëqeshur dhe mbanin pozë më dinjitoze.
  • Tek fotografit e vjetra zakonisht ka ndonjë dëmtim, gërvishtje ose ndonjl efekt tjetër të plakjes.

Çdoher e kam dashur këtë stil! Ndoshta e keni vërejtur në tutorialet e mia të tjera duke e përmendur Macën energjike Viktoriane.

Tash që e kemi parasysh çfarë do punojm, mund tja fillojm me manipulimin.

Le të fillojmë!

1. Si të krijojm një skenë Viktoriane

Hapi 1

Hapni një Dokument të ri në Photoshop me madhësi 1074 x 1280.pixels.

Le të fillojmë me kornizën.

Hapne fotografin e kornizës në një dritare të re. Përdore Rectangular Marquee Tool (M) që të krijoni selektim të sipërfaqës së bardhë në qendër të kornizës. Shtypni butonin Delete që ta fshini këtë sipërfaqe.

Remove the white from the frame

Pasi që tehet e fotografis janë të bardha poashtu, do të duhet të përdorni veglën Polygonal Lasso Tool (L) që ta largoni edhe atë sipërfaqe. Ndiqni procesin e njejtë që të selektoni dhe për të fshirë ato sipërfaqe.

Hapi 2

Kthehuni në dokumentin e mëparshëm.

Add the frame and green background
  1. Krijo një shtresë New Layer dhe përdore veglën Paint Bucket Tool (G) që ta ngjyrosni me të gjelbërt #13272d
  2. Pastaj, bëni Copy dhe Paste kornizën në dokumentin e ri. Ndrysho madhësin që të përshtatet me dokumentin duke përdorur veglën Free Transform Tool (Control-T).

Hapi 3

Shtoni modelen.

Bëni Copy dhe Paste fotografin e gruas ViktorianeNew Layer ndër shtresën e kornizës.

Add the victorian woman

Hapi 4

Në përgjithësi, fotografia e kësaj modele është pikërisht se çfarë na duheshte për këtë kompoziocion të inspiruar Viktorian.

Megjithatë, duhet ta ndajmë atë nga prapaskena e zezë që të mund të shtojm elemente të reja mbrapa saj. Kjo do të krijon një efekt të thellësis dhe një ngjarje interesante.

Pra përkohësisht fshih shikueshmërinë e shtresës së kornizës. Bëje këtë duke shtypur butonin e Syrit anash shtresës përkatës.

Hide the frame layer

Tash bëni një selektim të përafërt të modelit që të bëni një kopje nga ajo.

Copy the model
  1. Përdore veglën Polygonal Lasso Tool (M) që të krijoni një selektim për rreth saj; nuk është patjetër të jetë e përsosur.
  2. Me modelin e selektuar, mbaj shtypur CTRL-J për të kopjuar selektimin në një New Layer. Ndjehu lirshëm të ndryshoni emrin e shtresës në "Model 2."
  3. Ja si duhet kopja me shtresën origjinale të fshehur.  Mos e fshini origjinalin.

Hapi 5

Përpunoni skajet e imazhit të modeles. Përkohësisht fshih shikueshkmërin e modeles në shtresën e parë.

Pastaj selektoni Model 2 dhe shtoni një Layer Mask. Ngjyros me ngjyrë të zezë në maskën me brush rrethore të fortë (100% Hardness/100%Opacity) që të i maskoni skajet e imazhit.

Bëni ashtu deri sa të fitoni një rezultat si ky më poshtë, ku skajet janë shumë të definuara dhe prapaskena nuk shihet më.

Mask the models edges

Hapi 6

Tash hap fotografin e Pikturës në një dokument të veçantë.

Bëji të shikueshme shtresat e kornizës dhe modeles.

Add the painting

Përdore veglën Rectangular Marquee Tool (M) që të selektoni fotografin e pikturës. Pastaj bëni Cope dhe Paste në një shtres të re New Layer poshtë shtresës Model 2.

Përdore veglën Free Transform Tool (Ctrl-T) që ta ndryshoni madhësin e pikturës dhe ta vendosni mbrapa asaj, siq shihet më lart. Tash ajo duhet të qëndroj para pikturës, që ndihmon në ndrëtiin e skenës.

Hapi 7

Për më shumë efekt të thellësis, le të mjegullojmë pikturën.

Selektoni shtresën e pikturës dhe shkoni në Filter > Blur > Gausian Blur.

Radiusin bëje në 5 pixel dhe shtyp OK.

Blur the painting with gaussian

Hapi 8

Deri tash duket mrekullueshëm!

Tash le ta shtojmë edhe violinën.

Add the violin
  1. Veçoni violinën nga prapaskena duke përdorur veglën Polygonal Lasso Tool (L). Bëni Copy dhe Paste në një shtres të re Nëw Layer.
  2. Poziciononi këtë shtresë nën shtresën e model 2, por sipër shtresës së pikturës. Shtoni Layer Mask te violina dhe ndiqni hapat e njejtë si më parë për të maskuar prapaskenën duke përdorur Hard Round Brush (100% Hardness/100% Opacity).

Le ta mjegullojmë violinën.

Me shtresën e violinës të selektuar, shkoni në Filter > Blur > Gaussian Blur.

Radiusin vendosne në 2 pixel dhe shtyp OK.

Blur the violin

2. Si të shtoni Hijëzim dhe të krijoni efektin e fotografis së vjetëruar

Pjesa tjetër e këtij tutoriali do të fokusohet më shumë në procesin e vjetërimit të fotografis dhe krijimit të një ndriçimit dramatik. Pastaj do të përfundojmë duke shtuar më shumë hije dhe teksturë në të gjithë skenën.

Ja se çfarë kemi deri tani për këtë kompozim.

Le të hedhim një sy!

Composition so far

Hapi 1

Krijoni në shtresë të re nën shtresën e model 2.

Le të shtojmë një hijëzim dramatik që i kapë vetëm elementet e prapaskenës.

Create the shadow behind the model
  1. Selekto veglën Gradient Tool (G). Cakto ngjyrën ballore në transparente duke përdorur një ton të ndriçueshëm të ngjyrës gri (#878787).
  2. Tash krijo një gradient linear duke shkuar përpjet deri në 100% shikueshmëri. Cakto Layer Blend ModeSubtract për një efekt të mirë hijëzimi.

Mund të vëreni se gradienti fillon të shihet jashta kornizës së artë. Vetëm përdore veglën Rectangular Maruee Tool (M) që të selektoni këto zona dhe pastaj duke i fshirë ato për një përfundim të paster.

Hapi 2

Tash ta zbehim dhe ta ringjyrosim fotografin.

Fade the picture
  1. Krijo një shtres të re mbi shtresën e model 2. Përdore veglën Rectangular Marquee Tool (M) që të krijosh një selektim aq të madhë sa korniza.
  2. Mbush selektimin më një tjetër Gradient Linear të butë, këtë radhë në një kënd tjetër, duke e përdorur ngjyrën e njejtë gri #878787 sikur më parë. Përcakto Layer Blend ModeDifference dhe zvoglo shikueshmërin 15%. Kjo do të ndihmoj që të zbehet fotografia.

Hapi 3

Krijo një shtresë të re mbi zbehjen.

Përsëri, krijo selektim me madhësi të njejtë sa të kornizës. Mbush atë më ngjyrën gri #878787 duke përdorur veglën Paint Bucket Tool (G). Pastaj përcaktoe Layer Blend Mode Color për një efekt të mirë bardhë e zi.

Color the photo black and white

Hapi 4

Të shtojmë një ton të sepisë.

Krijo një shtres të re, mbi shtresën gri. Përcjell hapat e njejtë si mëparë për të mbushur selektimin më ngjyrë solide kafe #6a4c31, duke përdorur Paint Bucket Tool (G).

Pastaj përcakto Layer Blend ModeColor dhe zvoglo shikueshmërin 37%.

Add a sepia tone

3. Si ta bëjm fotografin më të vjetër

Hapat e ardhshëm do na ndihmojn që të krijojm një pamje autentike të vjetruar vintage në fotografin tonë, e kompletuar me mjegullime delikate dhe detaje të theksuara.

Të fillojmë me mjegullimin.

Hapi 1

Selekto shtresën Model 2 dhe shtyp CTRL-J që ta dyfishosh atë.

Thjerrëzat e vjetra të kamerave nga koha Viktoriane, gjithnjë kan deformuar fotografitë. Ndonjëher edhe gjatë procesit të zhvillimit të fotografis rezultonte në skaje të mjegulluara.

Do ta rikrijojmë këtë pamje me një mjegullim të lehtë.

Selekto kopjen e modeles dhe shko në Filter > Blur Gallery > Field Blur.

Blur the model

Poziciono mjegullimin pran fytyrës së modeles. Pastaj përcakto Field Blur3 piksela dhe Light Bokeh18%. Përhape në cilën do zonë që doni në fytyrë apo trup duke e përdorur Layer Mask dhe një brushë të butë rethore (0% Hardness/50-80% Opacity).

Hapi 2

Tash shto edhe pak ndriçim tek fotografia.

Krijo një shtresë të re dhe përcato atë si një Clipping Mask tek kopja e mudelit të mjegulluar.

Përdore brushën e butë rrethore (10-30% shikueshmëri) që të ngjyrosësh tenin #d3b899 në flokët e modeles që të difuzosh skajet me dritën. Pastaj vazhdo me pak ngjyrë të bardhë drejt pjesës së poshtme të krahut dhe fustanit.

Zvoglo shikueshmërin e shtresës ashtu siç dëshiron.

Diffuse the model with light

Hapi 3

Tash krijo një shtresë të re mbi kopje e modeles së mjegulluar. Mos e kliponi këtë shtresë.

Përdore brushën e butë rrethore dhe mbaj shtypur butonin Alt për ta zgjedhur ngjyrën e flokëve si ngjyrë bazë #2d2218. Përdore këtë ngjyrë që të difuzosh skajet e ashpërta të flokëve për një pamje më naturale.

Blur out the edges of the hair

Hapi 4

Krijo një shtresë të re poshtë shtresës së zbehur.

Përcakto Layer Blend ModeLinear Light dhe përdore brushën e butë rrethore (0% Hardness/10-30% Opacity) të ngjyrosish një ngjyrë teni #c2a686 në qendër të fotos për një efekt të dritës qendror. Përcakto shikueshmërin e shtresës ashtu siç dëshironi.

Add more light

Hapi 5

Tash për teksturën dhe gërvishtjet.

Fotografitë e vjetra zakonisht vjetrohen për arsye të reaksioneve kimike që ndodhin me kalimin e kohes.

Bëni Copy dhe Paste imazhin Teksturë e letrës në një shtresë të re poshtë shtresës së kornizës.

Add the paper texture
  1. Përdor veglën Free Transform Tool (Ctrl-T) që ta rrotulloni foton që të gjindet në orientim të portretit. Shto një Layer Mask tek letra dhe përdore brushën e butë rrethore që ta maskosh fytyrën e saj.
  2. Pastaj zvoglo shikueshmërin 48% dhe përcakto Layer Blend ModeDevide.

Hapi 6

Tash për gërvishtjet.

Hape fotografin Tekstura e Gërvishtjes. Shko në Image > Adjustment > Hue and Saturation, dhe zvoglo saturimin-100 që fotografia të bëhet bardh e zi.

Turn the scratch image to black and white

Bëj Copy dhe Paste imazhin e gërvishtjes në një shtresë të re mbi shtresën e fletës.

Përdorne veglën Free Transform Tool (Ctrl-T) që ta rrotulloni fotografin kundër akrepav të orës. Pastaj shtoni një Layer Mask që të maskoni zonat ku nuk doni që të paraqiten gërvishtjet. Përcakto Layer Blend ModeLighten dhe zvogloni shikueshmërin 92%.

Dyfishone këtë shtresë dhe përsëritni hapin, këtë herë rrotulloni imazhin që të vendosen gervishtjet në një selektim tjetër të fotografisë. Difuzoni zonat që nuk doni ti shihni.

Add the scratches

Hapi 7

Lë të përfundojm duke e rritur ndriçimin edhe pak.

Përcakto një shtresë të reOverlay. Përdor një brushë të butë rrethore dhe një ngjyrë të verdhë të zbehtë #cfcfc2 që të ngjyrosni pika të ndritshme në fotografinë. Unë zgjodha të shtoj pak dritë në kraherorin e saj si dhe në pamjen e prapaskenës.

Tash përcakto Layer Blend ModeOverlay.

Blow out the photo with light

4. Si ta krijoni efektin Vignette

Për në fund, gjithë çfarë duhet është vetëm të korigjojm disa nga ngjyrat me ndihmën Adjustment Layers para se të fusim efektin dramatik vignete.

Ja vepra jonë deri tani. Punë e shkelqyer!

Image after aging

Hapi 1

Shto një shresë të re për përshtatje me Color Lookup poshtë shtresës së kornizës.

Përcakto 3D LUT FileCandlelight.CUBE si dhe Blend Mode të shtresësDarken, dhe zvoglo shikueshmërin 86%.

Tash duket shumë e vjetruar!

Add a color lookup adjustment

Hapi 2

Krijo një tjetër shtresë të re për përshtatje me Color Lookup mbi shtresën e kornizës.

Përcakto 3D LUT File në Fuji F125 Kodak 2395. Zvoglo shikueshmërin në 45%.

Add a second color lookup

Hapi 3

Para se ta shtojmë efektin vignette, le të krijojm një hijezim për kornizën e fotografis.

Kliko me butonin djathtas të miut shtresën e kornizës dhe zgjedh Blending Options. Krijo një Drop Shadow me cilësit si në vijim.

Add a Drop Shadow to the frame

Hapi 4

Le të përfundojm me një efekt vignette për më shumë dramatikë. Kjo dë të ndihmoj përshtatje më të mirë të kornizës me prapaskenën e gjelbërt.

Krijo një shtresë të re mbi gjitha shtresat tjera.

Selekto veglën Gradient Tool (G) dhe përcakto ngjyrën bazike në zgjedhjen transparente. Tash krijo një gradient linear reflektues duke përdorur ngjyrë gri të mbyllur #282828. Përcakto Layer Blend Mode Multiply dhe zvoglo shikueshmërin 88%.

Add a vignette

Lirshëm shtoni edhe më shumë hijezim në një shtresë të re. Përdor një brushë të butë rrethore (0% Hardness/ 10-30% Opacity) që të ngjyrosësh hijezim më të erët për rreth skajeve për një pamje më sferike.

Poashtu kam përdorur këtë shtresë për të shtuar edhe disa gërvishtje për ta shtuar edhe më shumë vjetrimin e fotografis.

Paint more shadow

Sigurohuni që të shikoni rezultatin përfundimtar më poshtë!

Dhe për më shumë argëtim, shiko se si manipulimi juaj do të dukeshte i varur në një murë. Këtu përdora një fotografi te interiorit të një dhome nga Envato Elements që ta fitojm këtë pamje.

Picture hanging on the wall

Mbaroi! Punë e mrekullueshme!

Mendjet kreative gjithmonë do të veprojnë me atë çfarë ju mundësohet. Dhe në këtë tutorial, mësuam si të krijojm një pamje autentike të vjetruar vintage me disa manipulime duke përdorur fotografi moderne të huazuara dhe elemente erozuese.

Shpresoj se e pëlqyet këtë tutorial! Të lumtur me rezultatin tuaj? Shpërndaj komentin dhe rezultatet tuaja më poshtë.

Për më shumë manipulime të fotografive sikur kjo, shikoni këto:

Vintage Victorian Photo Manipulation Photoshop tutorial by Melody Nieves
Advertisement
Advertisement
Looking for something to help kick start your next project?
Envato Market has a range of items for sale to help get you started.